• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA PO GËNJEN AMBASADORËT PËR REFORMËN ZGJEDHORE”/ Tit Vasili i LSI kërkon “liridalje”: Po vuajmë 9 javë shtetrrethim dhe jo karantinë
Home
Politikë

“RAMA PO GËNJEN AMBASADORËT PËR REFORMËN ZGJEDHORE”/ Tit Vasili i LSI kërkon “liridalje”: Po vuajmë 9 javë shtetrrethim dhe jo karantinë

7 May, 2020 Delo.autor Politikë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili thotë se çështja e mbledhjes së Këshillit Politik u përdor politikisht nga Partia Socialiste për të hequr vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë së Covid-19.

Pas 2 muajsh pezullim, Këshilli Politik i reformës zgjedhore do të mblidhet më 11 maj, ndërsa ditët e fundit nga mazhoranca ka pasur akuza se opozita nuk do të ulet më në tryezën e dialogut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vasili e cilësoi trysninë dhe deklaratat e ditëve të fundit nga Partia Socialiste si “furtunë në gotë” pasi opozita nuk kishte refuzuar asnjëherë të rifillonte dialogun.

“Ka qenë vetëm një furtunë në gotë, e cila u nis me një këmbëngulje të marrë nga Partia Socialiste, për të hequr vëmendjen nga 1001 gjëra të bëra shtrembër dhe në mënyrë të gabuar lidhur me administrimin e pandemisë duke shpikur një situatë që as nuk ekzistonte, kjo për aq kohë sa dhe nga vetë Partia Socialiste pranohet se nuk ka pasur asnjë ftesë, por një ndërprerje të menjëhershme pa as dhe një njoftim,” – tha Vasili.

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, deklaroi në fillim të javës se i kishte kërkuar ambasadorëve të shtynte opozitën për të rifilluar dialogun.

Por Vasili e cilësoi këtë si një përpjekje e mazhorancës për të gënjyer ambasadorët, pasi, siç tha ai, situata u kthye në “komedi të zezë kur u pranua se nuk kishte pasur asnjëherë ftesa”.

Të mërkurën Vasili i LSI-së, dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i dërguan një propozim me dy data PS-së për mbledhjen e ardhshme.

Një nga propozimet, ishte 11 maji, që u pranua nga PS-ja. Palët presin që ta mbyllin dialogun brenda muajit maj dhe në qershor reforma të kalohet për votë në parlament, por çështja duket disi më e ngarkuar se para dy muajsh.

“Në tavolinë janë propozime që shterojnë pothuajse të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Por konsensusi kërkon që pala tjetër të shohë, të reflektojë dhe të dijë të thotë po” – u shpreh Vasili, i cili këmbënguli se PS-ja u ka thënë “jo” të gjitha propozimeve të opozitës.

Nënkryetari i LSI-së tregoi se opozita ka propozuar një reformë që e pastron procesin zgjedhor nga blerja dhe manipulimi i votës, por që kjo po shpërfillet nga mazhoranca.

“Simbolikisht ne përballë në tryezë kemi autorin e manipulimit të votave,” – akuzoi Vasili Gjiknurin duke e cilësuar tërheqjen e padisë së Kryeministrit Rama ndaj gazetës gjermane Bild si rikonfirmim të akuzave në të cilat implikohet ish-ministri.

Vasili foli për Euronews Albania edhe rreth situatës së Covid-19. Ai e përshkroi menaxhimin e pandemisë tërësisht kaotik, me ndjekje joshkencore, për shkak se, siç tha ai, politika ka marrë në duar administrimin dhe jo ekspertët.

“Ju e patë se pas një këmbënguljeje disamujore Ministrja tregoi se kush e drejtonte komitetin e ekspertëve, zëvendësministrja, një vartëse e Kryeministrit dhe disa drejtorë,” – analizoi Vasili duke krahasuar rastet e vendeve të tjera, ku në krye janë vënë shkencëtarët.

“Për fat të keq po vuajmë 9 javë shtetrrethim dhe jo karantinë. Nuk ka asnjë argument shkencor që kjo mbyllje me orar është kundër Covid-19” – këmbënguli nënkryetari i LSI-së, i cili kujtoi se përpara Shqipëria ka edhe një pandemi ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ Hapnin pus për vaditje, tre persona të bllokuar në thellësi. Dyshohet se hasën...
Previous article RAPORTI/ Çudia: Papunësia më e madhe në Shqipëri, në mesin atyre me arsim të lartë dhe të mesëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT