• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË SAMITIT TË ZAGREBIT/ Thaçi kërkon liberalizimin e vizave, zbardhet biseda me presidentin e Këshillit Evropian
Home
Rajon

NË PRAG TË SAMITIT TË ZAGREBIT/ Thaçi kërkon liberalizimin e vizave, zbardhet biseda me presidentin e Këshillit Evropian

6 May, 2020 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizim të vizave me Kosovën.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Thaçi i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Biseda u zhvillua në prag të Samitit të Zagrebit që mbahet sot midis përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së.

Në komunikatën e Presidencës së Kosovës po ashu thuhet se Thaçi dhe Michel “u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”.

“Dy liderët u pajtuan se përkundër rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga COVID19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi], angazhimi për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe garantimin e punës së institucioneve të pavarura është jetik”, thuhet në komunikatë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i pari në dy vjet, do të zhvillohet online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Fillimisht ka qenë e parashikuar që samiti t’i përafrojë më tej gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – me Evropën, përmes stimujve ekonomikë dhe reformave.

Por, takimi tani pritet t’i shmangë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përqendrohet në ndikimin socio-ekonomik të pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë afro 140,000 njerëz në Evropë. Samiti organizohet nga Kroacia, si udhëheqëse aktuale e presidencës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHE NGA ÇDO VAJZË SHQIPARE/ Dojna Mema: Mami s'do që të martohem (FOTO)
Previous article MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT/ Shkëndije Mujaj mbulohet dhe i dedikohet fesë: E bëra e para, ftoj të gjithë estradën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT