• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U HODH NGA KATI I 5-TË I KONVIKTIT DHE NDËRROI JETË/ Zbulohet dokumenti: 26-vjeçari shqiptar kishte…
Home
Rajon

U HODH NGA KATI I 5-TË I KONVIKTIT DHE NDËRROI JETË/ Zbulohet dokumenti: 26-vjeçari shqiptar kishte…

5 May, 2020 s.autor Rajon

Pas vdekjes tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili u raportua se ishte hedhur nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë ku po qëndronte në karantinë, zbulohen dokumentet, kërkesat që i janë drejtuar Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndihmë.

Me datë 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon Qendra Operative Emergjente në Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia.

Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku më datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai është depresiv.

Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.

Ndërkohë, në një e-mail, më datë 3 maj përgjegjësi i karantinës, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se pas vizitave mjekësore, katër pacientë kanë shfaqur shqetësime dhe kanë kërkuar konsulencë specialiste, e në mesin e tyre është edhe Agon Musliu, i cili sipas këtij dokumenti, kishte kërkuar psikolog ose psikiatër.

26-vjeçari, Agon Musliu ndërroi jetë të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI I PROKURORIT ARJAN NDOJI/ Arrestohet një i dyshuar, ja për çfarë akuzohet (DETAJET)
Previous article MERO BAZE/ Përpjekje për t’u shfaqur si i “pari i drejtësisë”

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT