• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Kreu i Urgjencës, Brataj: Piku te Urgjenca më 15 mars! Ndoshta, koronavirusi që në shkurt?
Home
Sociale

INTERVISTA/ Kreu i Urgjencës, Brataj: Piku te Urgjenca më 15 mars! Ndoshta, koronavirusi që në shkurt?

4 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se Shqipëria ka shënuar pikun e telefonatave më 15 mars, ku 8300 persona i janë drejtuar ‘127’ nga frika se mund të jenë infektuar me koronavirusi. Ndalur në debatin më të madh të ditëve të fundit, nëse koronavirusi ka ardhur në vendin tonë që në shkurt, Brataj tha se referuar të dhënave nuk është e vërtetë, por nuk e ka përjashtuar plotësisht si teori.

“1000-1100 thirrje në ditë kemi pasur para 8 marsit. Nga 8 marsi deri në 15 mars ka qenë kulm i rritjes së thirrjeve, 8300 si numër thirrje duke ardhur në ulje, 6000-7000 ka qëndruar gjatë një jave. Në këto momente jemi në rreth 2500 thirrje. Nga numri maksimal i thirrje, 5500 ishin për arsye koronavirusi. Kanë ardhur të dy numrat në ulje, 250-400 te 0840 40. Që të flasësh për një sëmundje duhet të kesh të dhëna dhe fakte, edhe koronavirusi si simptomatologji dhe si sëmundje i ngjan gripit, edhe analiza imazherike, të gjitha dëmtimet pneumoniale japin të njëjtën shenje, nuk mund të them që nuk kanë pasur më parë Nga 1 janari deri dje, janë nxjerrë të dhënat  ku janë parë 2000 raste të këtyre diagnozave, kanë qenë 2800 pacientë në shkurt dhe në mars 9089. Po të kishte koronavirus që në shkurt do kishim shtim të pacientëve, po të ketë pasur një rast sporadik, askush nuk mund ta thotë me përpikmëri që po ka qenë më koronavirus”, tha Brataj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, Brataj ka sjellë shifra të dhënë nga OBSH-ja ku vendos theksin se asnjë shtet në botë nuk ka bërë testim të plotë të popullsi. Ai renditi vendetet që kanë bërë më shumë teste në raport me numrin e popullsisë, dhe ta se asnjëra prej tyre nuk e ka kaluar masën e 10%.

“Kjo është një e dhënë që mbështet sa i përket rasteve. Një person që ka simptoma dhe i vëhet tampon. S’ ka asnjë vend në botë që i është bërë tampon të gjithë. Emiratat Arabe kanë bërë më shumë teste, Italia vjen pastaj, Spanja, Gjermania, Australia, Rusia, Kanadaja, Amerika, Venezuela, Koreja e Hugut, turqia, Anglia, Franca, Irani, Shqipëria dhe India. Asnjë nuk ka bërë 10% të popullsisë. Nuk ka sens se veç kostos ekonomike është edhe bërja e tyre në kohë. Që të bësh 3 mln teste do muaj”, shtoi Brataj.

Dy javët në vijim janë vendimtare, sipas Brataj, ku do të shihet edhe efekti i lehtësimit të masave, ndonëse sipas tij, pritshmëritë nuk janë që të ketë një rritje të të infektuarve dhe për këtë dha disa argumente.

“Ajo që unë shikoj kemi modele të ndryshme të masave, dhanë rezultat dhe kjo mund të jetë një nga aspektet pozitive, kemi 7-8 javë të izoluar, maksimumi në spitale ka qenë 80 ditë. Kush ka qenë i infektuar është negativizuar  Kjo hapje që po bëjmë ne është e kontrolluar, nëse pas dy javësh do kemi një rritje të infeksionit, por që nuk është jashtë kontrollit. Këto dy javë janë vendimtare, kjo varet dhe nga respektimi i masave. Duke parë që është si sezon që virusi është drejt zhdukjes, temperaturat e larta ndikojnë në zbutjen e virusit”, përfundoi Brataj në Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 5 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article “MË VDIQ...”/ Kryemadhi zbulon recetën që shpëtoi shqiptarët nga koronavirusi: Në Shqipëri hamë mish, pimë raki me hurdhra

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT