• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI OGURZI/ Kryemadhi si “Baba Vanga”: Në korrik diskutohet edhe buka. Jo koronavirusi, ja çfarë do shkaktojë më shumë viktima
Home
Politikë

PARALAJMËRIMI OGURZI/ Kryemadhi si “Baba Vanga”: Në korrik diskutohet edhe buka. Jo koronavirusi, ja çfarë do shkaktojë më shumë viktima

4 May, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, shifrat e situatës për koronavirusin në Shqipëri janë abuzive dhe se qeveria ka mashtruar.

Kryetarja e LSI tha në OPEN se viktimat më të mëdha do jenë nga depresioni ekonomik dhe jo nga koronavirusi.

“Ekonomia është dëm më i madh se Covid-19, fatkeqësia e depresioni ekonomik, viktimat e saj do jenë shumë më të mëdha se sa të sëmurët me coronavirus”, tha Kryemadhi në “Open”.

Kryemadhi tha se institucionet ndërkombëtare financiare e kanë përfshirë Shqipërinë në hartën e kuqe për rrezikun e kolapsit financiar.

Ajo tha se qeveria mund të heqë vetëm një koncesion për të kryer testimin e një pjesëtari të çdo familjeje.

“Një koncesion më pak i qeverisë dhe të testohet një person në familje dhe të mundësohej lëvizja e njerëzve. Sa i përket ekonomisë është shumë e vështirë. 

Patëm një lloj shprese nga konferenca e donatorëve. Ndoshta edhe pandemia ndikoi që një pjesë e donatorëve të tërhiqeshin. 

Edhe sot e kësaj dite familjet që kanë humbur shtëpitë jetojnë ende në çadër. Duhet një plan, pra një task force ekonomike pa parti politike.

Në qoftë se unë do kërkoj diçka do thoni hë se ti e thua se je në opozitë. Prandaj, kam tre vjet që them se duhet të jetë një vendim kombëtar. 

Në fund të ditës, po të shikoni edhe një hartë nga BB apo FMN, Shqipëria hyn tek zonat e kuqe ku pas muajit korrik hyn tek çështjet e bukës. Këtu janë një nga problemet e mëdha. 

Duhet të lëmë jashtë interesat tona politike. E vetmja gjë që kërkohet për mendimin tim”, theksoi Kryemadhi në “Open” në Top Channel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Kalo: Në 36 orët e fundit asnjë i shtruar te Infektivi, por është pak larg dita kur...
Previous article COVID-19/ A do vazhdojë izolimi në shtëpi pas orës 17:30 edhe në qershor? Përgjigjet Manastirliu

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT