• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RIMËKËMBJA EKONOMIKE PAS PANDEMISË/ Ekonomi: Sfida më e madhe, do identifikojmë sektorët që gjenerojnë…
Home
Ekonomi

RIMËKËMBJA EKONOMIKE PAS PANDEMISË/ Ekonomi: Sfida më e madhe, do identifikojmë sektorët që gjenerojnë…

4 May, 2020 k.autor Ekonomi

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi tha sot se ringritja e ekonomisë është sfida më e madhe, do të jetë mençuria jonë të gjejmë se cilët sektorë do të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe më shumë punësim.

Duke folur për ekonominë e ftuar në një emision televiziv, Ekonomi tha se “ringritja e ekonomisë është sfida më e madhe, dhe nga parashikimet që ka bërë qeveria, BB, FMN, të dhënat vijnë në mënyrë të vazhdueshme nga tre institucione të rëndësishme”.

“GDP-ja e Shqipërisë pritet të bjerë dhe natyrisht që do të kemi nevojë për një rimëkëmbje. Do të jetë mençuria jonë të gjejmë se cilët sektorë do të gjenerojmë më shumë të ardhura dhe më shumë punësim. Ne duhet të bëhemi gati që disa biznese inovative duhet të marrin jetë në Shqipëri, të rinjtë duhet të përdorin të gjithë kapitalin e lirë në banka për ta rihedhur në ekonomi”, u shpreh Ekonomi.

Në lidhje me pagën e luftës dhe mundësinë e dytë për aplikim që zgjat deri nesër, Ekonomi tha se “të dyja paketat kanë pasur në qendër të vëmendjes individin i cili është i lidhur me shtetin nëpërmjet një sipërmarrjeje, nëpërmjet një biznesi. Ky mund të jetë biznes individual, por mund të jetë një biznes ku ai është i punësuar. Për të dyja rastet përfitimi i pagës bëhet nëpërmjet deklarimit, që personi, individi ka me një biznes të caktuar”.

“Paga e luftës për bizneset e mëdha ishte një pagë e cila jepej një herë të vetme me sasinë 40 mijë lekë të reja ose 400 mijë lekë të vjetra, ndërsa paga e luftës që jepet për biznese me xhiro deri në 0-14 milionë ishte një pagë që u dha me 26 mijë lekë të reja me të drejtë ripërsëritje deri në tre here. Tani po bëhet shpërndarja e pagës së dytë, ndërkohë edhe për ata që ishin të vonuar te paga e parë, patën një mundësi për të riaplikuar, sepse përdorimi i platformave online, si për të patur një numër llogarie në bankë si për të tërhequr dokumentacionin e detyrueshëm që kërkonte aplikimi i kësaj page për disa sipërmarrje persona fizikë, kërkonte pak njohuri dhe pak shkathtësi dhe kështu u kuptua që donte kohen e vet dhe u rihap afati i aplikimit”, tha ajo.

Duke iu referuar shifrave, Ekonomi tha se: “Kam të dhëna të raportuara nga Ministria e Financave deri të enjten e javës së kaluar, dhe të dhënat kanë qenë të tilla, që për familjet që janë më shumë në nevojë 60 750 familje që kanë marrë dyfishin e pagës, kanë qenë 3100 familje me kryefamiljarin e papunë që kanë marrë dyfishin e pagës së papunësisë dhe këto do hyjnë dhe te raundi i dytë i këstit të parë. Për pagën që kanë qenë te paketa e parë që kanë qenë të regjistruar 60 420 individë deri të mërkurën kanë përfituar 55 mijë individë dhe procesi ka qenë në vazhdim, ndërsa për pagën e dytë të paketës ai 400 mijë lekë që hynte te pjesa e paketës së zgjeruar ose e dytë, kanë qenë të regjistruar 176 mijë individë dhe deri të enjten në mëngjes kanë qenë të proceduar 75 933 individë dhe procesi vazhdon. Veç këtyre janë edhe garancitë sovrane. Garancia sovrane e paketës së parë e cila i lejonte bizneset e mëdha të mundësonin dhënien e pagës për punonjësit e tyre, të merrnin para nga banka kredi me kushte lehtësuese, ku shteti ishte kolaterali që ata të mundësonin pagën dhe kredia sovrane e paketës së zgjeruar që lejonte shtimin e stokut dhe dhe të kapitaleve dhe likuiditetin e bizneseve të mëdha”, tha ajo.

Për sa i përket përballimit të situatës nga fasonët, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi u shpreh se “dialogu mes qeverisë e biznesit ka qenë një dialog i shtuar, sepse unë besoj që as qeveria nuk i merr vendimet pa marrë parasysh se çfarë ndodh në terren. Besoj se dialogu ka nisur që në krye të herës, por tani ka më shumë nevojë për intensitet. Sot ka fasonë që i respektojnë rregullat, por ka fasonë që kanë vështirësi reale. Ne duhet të ndajmë në kategori fasonët. Ka shumë fasonë këpucësh që arrijnë të mbajnë dhe kontratat, ka shumë fasonë veshjesh që mbajnë edhe kontratat. Të mos flasim për fasonët në fushën e bujqësisë që nuk kanë asnjë lloj vështirësie. Ka të tjerë që kanë vështirësi reale sepse kontrata e tyre është e rrezikuar dhe kushtet që ata punojnë janë jashtë protokollit. Kjo do të shihet hap pas hapi”.

Për sa i përket kredive, Ekonomi tha se “garancia sovrane është përdorur në Shqipëri edhe më herët, në fushën e agrobiznesit. Duke u nisur nga kjo eksperiencë e suksesshme, qeveria rimori këtë iniciativë për garancinë sovrane. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se raporti bëhet mbi një kontratë palësh, e cila duhet respektuar. Ndërkohë, janë bërë shumë aplikime në biznese, të cilët janë shprehur të gatshëm për garancinë sovrane. Ne nuk mund të themi se do të jetë një situatë normale, siç ishte para pandemisë. Ne mund të mendojmë se kërkesat nga të dyja palët mund të jenë edhe më të relaksuara edhe më të shtrënguara, pasi varet nga kontratat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË TËMERRSHME/ Ja si shumohet koronavirusi në trupin e njeriut
Previous article "HERONJTË E HESHTUR TË URGJENCËS"/ Rama publikon historinë e infermieres shqiptare në Bari, që punon vullnetarisht tek Trauma

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT