• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja
Home
Ekonomi

COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja

4 May, 2020 k.autor Ekonomi

Nuk do të mungojnë paratë në qarkullim. Njoftimin e ka dhënë vetë Banka e Shqipërisë e cila ka vendosur të rrisë kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.

Në këtë mënyrë plotësohen kërkesat e tregut për para fizike, po ashtu duke siguruar njëkohësisht një stok të mjaftueshëm me qëllim përballimin e nevojave në rritje të ekonomisë, kështu banka përdor instrumentin e radhës për të kapërcyer efektet e pandemisë duke shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim.

Kjo u paralajmërua edhe nga drejtori i politikës monetare në BSH, Erald Themeli pak ditë më parë në një intervistë për Report Tv.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Ndërsa në muajin prill, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë.

Masa të tjera të ndërmarra janë edhe ulja e normës bazë të interesit, nga 1% në 0.5%, me qëllim rritjen e likuiditetit, apo fondeve që iu vihen në dispozicion bankave në mënyrë që ato të kenë mundësi që të kreditojnë ekonominë me kosto më të ulët. Po ashtu banka vendosi edhe shtyrjen e kësteve të kredisë për tre muaj, për të gjithë kredimarrësit që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë po punon edhe për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHA I DETYRUAR"/ Nard Ndoka zbulon se këtë kohë ka ndjekur Ramën në Facebook: Nuk e mundova shëndetin mendor. Në janar...
Previous article GJESTI I VEÇANTË/ Çiklisti vullnetar u sjell ilaçet njerëzve në karantinë

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT