Pas nëntë javësh në karantinë, Italia doli nga bllokimi më i gjatë i ndodhur ndonjëherë në Europë.
Në Venecia, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.
Metrotë në Milano u mbushën sërish, ndërkohë miliona njerëz pritet të dalin në punë, teksa shumë të tjerë që mund të punojnë nga shtëpi, do të mbetën sërish në izolim.
Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.






