Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga projekti dhe punimet e stadiumit të ri të Kukësit ”Zeqir Ymeri”.
Rama thotë se ky është një selam për përqëshësit që thoshin se ishte vetëm një mashtrim 3D.
KF Kukësi është ekipi i Safet Gjicit, njëkohësisht kryebashkiak i qytetit verilindor nga partia e Ramës por që ka dhënë formalisht dorëheqjen nga ekipi pasi u zgjodh në postin zyrtar.
Projekti është për një stadium me kapacitet 10 mijë vendësh, dhe vlera e tij shkon deri në 3.5 milionë euro.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES😊
me një tjetër projekt të premtuar për Kukësin që po kalon nga 3D në realitet (dhe një selam për përqeshësit e kësaj faqeje, që nuk pushuan së shari e së thëni se ishte thjesht një mashtrim 3D)
MIRËMËNGJES😊me një tjetër projekt të premtuar për Kukësin që po kalon nga 3D në realitet (dhe një selam për përqeshësit e kësaj faqeje, që nuk pushuan së shari e së thëni se ishte thjesht një mashtrim 3D)😉
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 3. Mai 2020


