Sot për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është një ditë e veçantë, pasi babai tij feston ditëlindjen.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Thaçi nuk ka nguruar ta urojë të atin për 82-vjetorin.
Ai e falenderon për sakrificat dhe dashurinë që i ka dhuruar gjatë gjithë jetës, duke i dëshiruar shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.
‘Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.
Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.
Të paçim gjatë baba Haxhi!’, shkruan Thaçi.



