Sot, më 2 maj, bëhen 11 vite nga ekzekutimi me breshëri kallashnikovi i deputetit socialist Fatmir Xhindi, në derën e shtëpisë në Roskovec.
Në ditën e ekzekutimit të tij, i biri Anduel Xhindi ka publikuar një potret të veçantë të të atit të ndjerë, i realizuar me dorë. Që pas ekzekutimit të Fatmir Xhindit, i biri Andueli u fut në rradhët e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2011 është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë se, deputeti Fatmir Xhindi u vra mbrëmjen e 2 majit 2009 në derën e shtëpisë në Roskovec. Vrasja e deputetit socialistë tronditi Roskovecin dhe gjithë Shqipërinë. Ai njihej si deputet i njerëzve të thjeshtë dhe që ju gjendej gjithmonë pranë.
Fatkeqësisht, dhe sot 11 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit drejtësia s’ka mundur të gjejë autorët që ekzekutuan në derën e shtëpisë “deputetin e njerëzve të thjeshtë”.
Portreti i deputetit Fatmir Xhindi, publikuar nga i biri Anduel Xhindi:



