Pasi publikoi parashikimin se nga virusi Covid-19 do të vdesin rreth 300 shqiptarë, ish zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka publikuar një tjetër lajm të “hidhur”.
Ai thotë se ka vendosur të largohet dhe mos reagojë më për zhvillimet në Shqipëri pasi ndjehet i pavlerësuar.
Ai thotë se në këtë vend ka veç padituri, paaftesi, korrupsion dhe hikokrizi.
“Te dashur miq,
Pas postimit te fundit te rektorit te UMT, vendosa te largohem nga rrjetet sociale dhe te mos shprehem per cfare po ndodhe ne vendin tone deri ne nje moment te dyte.
Eshte e paimagjunieshme deri ne çfare marrezirash mund te shkoje “elita” jone shqiptare.
Une kam besimin se Covid nuk do jete fundi i demokracise apo i te vertetes, por fundi i kesaj elite pa shtylle kurrizore te ngritur mbi paditurine, paaftesine, korrupsionin dhe hikokrizine! Koha do e tregoje…
Ju uroj te gjitheve nje fundjave te kendshme ”, njofton Muka i cili padyshim mund të bëjë edhe ndonjë studim për “traumën” e madhe që do shkaktojë ky vendimi i tij te shqiptarët./Tema


