Një paciente shtatzënë e cila ishte infektuar nga koronavirusi, ka sjellë në jetë një fëmijë ditën e sotme në Kosovë.
Ditën e djeshme testi i saj i dytë kishte rezultuar negativ për koronavirus, ndërsa sot ka sjellë në jetë fëmijën.
Drejtori i Gjinekologjisë Jakup Ismaili ka thënë se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, u shpreh Ismaili.
Ismaili shtoi se dotë konsultohen me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë nëse foshnja do t’i nënshtrohet testit për COVID-19.


