Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj i ka dhënë fund hamendësimeve për uljen e pensioneve, siç është përfoluar këto ditë.
Ahmetaj tha që jo vetëm nuk do të ulen, por pensionet sapo janë rritur me 21 milionë dollarë nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë ministri theksoi se do të rishikohen pensionet suplementare të deputetëve, të cilët marrin sa 4-fishi i pensionistëve të zakonshëm.
“Është normale që edhe në kohë Covidi, që debati të mos i referohet fakteve por emocioneve politike,
Është bërë një debat i padenjë për pensionet. Ne nuk kemi ndërmend të prekim pensionet, por sapo i rritëm me 21 milion dollarë.
Shumë ish-deputetë marrin 4 fishin e pensionistëve të zakonshëm.
Kemi 2.5 miliard lekë për Ministrinë e Shëndetësisë, që e ka përballuar me sukses situatën.
Kemi paketën e parë ku janë shërbyer të papunë, biznese të mbyllura dhe familje në nevojë.
Kemi 0 tatim-fitimi për biznesin e vogël. Kemi garancinë sovrane prej 11 miliard lekë.
Kemi bërë heqjen e kamatvonesave, janë shtyrë taksat në vlerën 15 miliard. Është 5.41 e prodhimit të brendshëm bruto. Janë paguarv 59 mijë qytetarë nga Paketa nr.1 dhe 74 mijë nga paketa e dytë. Sfidojeni me emër dhe llogari bankare po të doni Jemi vendi i dytë në rajon që kemi kapur 5.41%”, tha ndër të tjera Ahmetaj.


