• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Spanja prezanton planin me katër faza të lehtësimit të masave të izolimit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Spanja prezanton planin me katër faza të lehtësimit të masave të izolimit

29 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Spanja ka prezantuar planin me katër faza për lehtësim të masave të izolimit dhe kthimit në “normalitetin e ri” deri në fund të muajit qershor, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.

Katër ishuj spanjollë do të jenë të parët që do të lehtësojnë masat nga 4 maji, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë.

Nga shpërthimi i koronavirusit në Spanjë kanë vdekur gati 24,000 persona. Ky shtet ka marrë disa prej masave më të ashpra të izolimit në gjithë botën nga 14 marsi, duke përfshirë edhe ndalimin e lëvizjes për fëmijët për gjashtë javë.

Mirëpo tani ka shenja se shkalla e infektimit është duke u ulur. Numri i të vdekurve nga ky virus të martën ka shkuar në 301 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për dallim nga një rekord prej 950 viktimave sa ishin regjistruar në fillim të muajit prill.

Numri i të infektuarve po ashtu ka rënë në 1,308, duke shënuar kështu shifrën më të vogël prej kur Spanja ka shpallur gjendje alarmi më 14 mars. Të dielën, fëmijët spanjollë nën moshën 14-vjeçare janë lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre për një orë në ditë.

Ndërkohë më 2 maj, gjithë popullsia do të lejohet të ecë dhe të bëjë ushtrime në ambiente të jashtme, nëse shkalla e infektimit vazhdon të bie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA PATENTË NË MAKINË/ Policia i merr dokumentacionin e mjetit, dy vëllezërit kundërshtojnë me force policinë në Bulqizë. Një tjetër i ri…
Previous article ATENTATI NË DURRËS/ Hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Dyshime se modifikuan një kamion me drogë të kapur në Bari

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT