• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PA PATENTË NË MAKINË/ Policia i merr dokumentacionin e mjetit, dy vëllezërit kundërshtojnë me force policinë në Bulqizë. Një tjetër i ri…
Home
Sociale

PA PATENTË NË MAKINË/ Policia i merr dokumentacionin e mjetit, dy vëllezërit kundërshtojnë me force policinë në Bulqizë. Një tjetër i ri…

29 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Dibrës bën me dije se ka arrestuar tre të rinj në Bulqizë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Uniformat blu thonë se në pranga kanë rënë tre të rinj, dy prej të cilëve janë vëllezër. Policia jep edhe detajet mbi ngjarjen e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Kundërshtuan dhe penguan me forcë gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e personave që qarkullojnë pa leje drejtimi apo pa dokumentacionin përkatës, si dhe në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrolleve të shtuara në terren për këtë qëllim, në vendin e quajtur “Kthesa e Boçevës”, kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti  me drejtues shtetasin A. T.

Punonjësit e Policisë Rrugore i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që t’u tregonte dokumentacionin e mjetit, por drejtuesi i mjetit, shtetasi A. T., nuk e kishte me vete lejen e drejtimit. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë Rrugore i kanë marrë dokumentacionin tjetër të mjetit dhe i kanë kërkuar shtetasit A. T. që mëngjesin e datës 29 prill,  të paraqiste te Policia Rrugore lejen e drejtimit, me qëllim tërheqjen e dokumentacionit të mjetit.

Shtetasi A. T., i ndihmuar nga vëllai i tij F. T. dhe pasagjeri që ndodhej në mjet E. D, i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke tentuar t’u marrin dokumentacionin e mjetit.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar forcërisht në komisariat dy vëllezërit, ndërsa shtetasi E. D, arriti të largohej së bashku me automjetin, por u kap dhe u shoqërua në komisariat në orët e vona të mbrëmjes datë 28.04.2020.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. T., 23 vjeç dhe F. T., 28 vjeç (vëllezër) dhe E. D., 22 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale  “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(Balkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ELBASAN/ Njëri dhunon nënën, tjetri plagos me thikë partneren. Dy në pranga
Previous article KORONAVIRUSI/ Spanja prezanton planin me katër faza të lehtësimit të masave të izolimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve Aktualitet

PËRSHKALLËZON SITUATA/ Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT