Në Shtetet e Bashkuara në Amerikës numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit është rritur në mënyrë të frikshme. 48 539 janë rastet e reja të të infektuarve me koronavirus duke arritur gati 1 milion, (939,249).
Ndërsa personat që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në SHBA janë 2.772 të vdekur, duke e çuar në 53,934 numrin total te vdekjeve. SHBA-ja është më e prekura në botë nga koronavirusi.
Ditën e djeshme kishte një rënie të viktimave nga koronavirusi, ku u shënuan 1258 dhe u mendua se situata po përmirësohej edhe pse me ritme të ulëta.
(BalkanWeb)


