Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje në lidhje me pacientin që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, i cili ishte prekur nga COVID-19. Sipas MSH-se, personi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19.
Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura. Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
(BalkanWeb)


