• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA E KRITIKOI/ Meta e merr me të mira: Çdo kritikë e Doktorit, e pakontestuar nga unë
Home
Politikë

BERISHA E KRITIKOI/ Meta e merr me të mira: Çdo kritikë e Doktorit, e pakontestuar nga unë

25 April, 2020 F.autor Politikë

Ilir Meta ka reaguar sot për kritikat që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se nuk është dakord me dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Penal. Në një intervistë në News 24,  Meta tha se çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana e tij.

“Çdo kritikë e Doktorit është e mirëpritur dhe e pakontestuar nga ana ime, është e pranuar në mënyrë të menjëhershme. Së dyti, unë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që zhvillova apo që thirra, përpara mbledhjes së Parlamentit, një nga pikat e rendit të ditës ishin dhe ndryshimet në Kodin Penal. Unë nuk i kam kërkuar opozitës që t’i mbështesë këto ndryshime për arsye, që të jem shumë i qetë dhe i ndershëm me ju, se nga ana procedurale kemi një problem.

Pavarësisht se ndryshimet në Kodin Penal kishin filluar shumë më përpara dhe këto nga ana procedurale ishin të pakontestueshme për shkak të ndryshimeve në pjesën e dhunës në familje, iniciativa e ndërmarrë në Kuvend për të shtuar këto ndryshimet e reja për çështjen e pandemisë apo të shëndetit publik, padyshim që sollën një reagim të fortë, të ashpër edhe për shkak të përmbajtjes së tyre. Pra, ishin dënime shumë të ashpra deri në 15 vite, kishte një formulim do të thosha shumë të paqartë që mund të kthehej në një mundësi abuzimi me të drejtat e qytetarëve dhe prandaj dhe u kundërshtua mjaft fuqishëm. Por, duhet të kemi parasysh që unë në pozicionin tim si Presidenti i Republikës më duhet të përmbush sa më mirë përgjegjësitë e mia”, u shpreh Meta.

Më herët Berisha në një intervistë televizive është shprehur se Meta ka gabuar me dekretin për ndryshimet në Kodin Penal, por e respektonte vendimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "COVID KA SHUMË TË PANJOHURA"/ Mjeku Mihal Tase: Çfarë kemi mësuar prej vendeve që kanë aplikuar vaksinën e turbekulozit
Previous article "LARGONI TË INFEKTUARIT"/ U ngritën në revoltë pas zbulimit të vatrës së COVID-it duke kërkuar djegien e 313-tës, 4 të burgosur në izolim

F.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT