• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LARGONI TË INFEKTUARIT”/ U ngritën në revoltë pas zbulimit të vatrës së COVID-it duke kërkuar djegien e 313-tës, 4 të burgosur në izolim
Home
Breaking News

“LARGONI TË INFEKTUARIT”/ U ngritën në revoltë pas zbulimit të vatrës së COVID-it duke kërkuar djegien e 313-tës, 4 të burgosur në izolim

25 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Redjan Rraja, i afërmi i deputetit të PS në Krujë Rahman Rraja është futur në izolim pranë sistemit “41-bis”, pasi ka tentuar të iniciojë dhe organizojë një revoltë brenda burgut të sigurisë së lartë 313-të në Tiranë me qëllim djegien e tij. Pas zbulimit të rastit të parë, të italianit dhe më pas të 13 të tjerëve, Rraja me tre të tjerët kërkuan që të largohen të infektuarit, me thirrjet se nëse nuk do të merreshin masat do digjnin burgun.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe policisë së Tiranës, të cilat kanë çuar material hetimor në prokurorinë e kryeqytetit me qëllim nisjen e hetimeve për katër persona të arrestuar dhe që për momentin ndodhen në burg, pasi kanë dashur dhe bërë thirrje herë pas here për të djegur burgun 313-të në Tiranë, pasi kërkuan largimin e të infektuarve me COVID-19 nga qelitë.

Kujtojmë që Redjan Rraja është personi që u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm një javë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku,person ky i mbetur i vrarë. Prej gati 7 muaj Rraja mbahen i izoluar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë në pritje për tu përballur me akuzat e prokurorisë në gjykatë. Por teksa situata si jashtë dhe brenda burgut 313 është bërë e vështirë për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit pandemik COVID-19, Rraja dhe tre të arrestuar të tjerë si Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri, janë organizuar dhe bërë thirrje për të kryer një revoltë të dhunshme brenda në burg.

Peshën më të madhe të kësaj revolte të kryer në orët e mbrëmjes të disa ditëve më parë e kanë pasur gardianët e shërbimit të brendshëm në këtë burg, të cilët janë përballur me ofendimet dhe mosbindjen e të paraburgosurve. Sipas burimeve këta të dënuar kanë lëshuar thirrje për të kryer revoltë dhe djegur burgun 313, pasi disa prej personave të mbyllur aty, janë prekur nga virusi pandemik COVID-19. Në izolim janë çuar dhe tre personat e tjerë si Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri. Kujtojmë që në ambientet e burgut 313 janë rreth 18 persona që rezultuan pozitiv me këtë sëmundje dhe për pasojë të gjithë këta persona, po mbahen nën trajtim mjekësor në ambjentet shërbimit 41-bis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA E KRITIKOI/ Meta e merr me të mira: Çdo kritikë e Doktorit, e pakontestuar nga unë
Previous article "NUK BËJMË DOT TESTE MASIVE..."/ Mjeku Mihal Tase: E mjaftueshme të bëhet mirë anketa epidemiologjike me kontaktet e pacientit të infektuar

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT