• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLET E POLICISË/ 7 të arrestuar në 24 orë. Një 35-vjeçar dhunon rëndë fëmijën e partneres, 4 kapen me dorgë
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLET E POLICISË/ 7 të arrestuar në 24 orë. Një 35-vjeçar dhunon rëndë fëmijën e partneres, 4 kapen me dorgë

25 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga edhe një shtetase që ishte shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” sepse në rrugën “Bulevardi Blu”, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, nisur nga një raportim dixhital, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. XH., 36 vjeç, sepse në rrugën “Isuf Banka”, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:
E. K., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan shtatë doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 3 tableta metadon;
XH. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa;
M. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., 55 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 36 vjeç, sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja A. H., 28 vjeçe, e shpallur në kërkim për për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ulet sërish numri i vdekjeve dhe rastet e infeksionit në Gjermani
Previous article TRENDI I FUNDIT/ Syzet e reja të Lori Hoxhës nuk kushtojnë aq sa menduat ju!

Delo.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT