• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E SHTUNA E TË MOSHUARVE/ Pensionistët e Beratit shijojnë liridaljen e së shtunës: Duhet të ishim futur në zonat e gjelbërta
Home
Sociale

E SHTUNA E TË MOSHUARVE/ Pensionistët e Beratit shijojnë liridaljen e së shtunës: Duhet të ishim futur në zonat e gjelbërta

25 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas urdhėrit të dhënë mbrëmë nga kryeministri,sot moshat e treta kanë shijuar për herë të dytë liridaljen e tyre,pas një muaji e gjysëm izolim. Liridalja e pensionistëve u shfrytëzua edhe nga banorë të tjerë beratas,mes tyre gra dhe fëmijë, duke shkelur kështu rregullat e vendosura të karantinës së fundjavës.

Pensionistët e kanë shijuar mjaft ditën e sotme,duke vërshuar që prej orëve të para të mëngjesit në rrugë,parqe e lulishte dhe duke shfrytëzuar kryesisht ambjentet e gjelbëruara por duket qartë që pjesa më e madhe e tyre nuk kanë respektuar distancën dhe masat mbrojtëse. Ata kanë shijuar rrezet e ngrohta të diellit në këtë ditë të bukur pranvere,kur çdokush tjetër ka qënë në karantinë të plotë dhe ku gjithçka ka qënë e mbyllur.

Dita e sotme,me diell dhe temperatura të larta i ka favorizuar pensionistët që ta shijonin nën rrezet e diellit liridaljen e tyre deri në orën 11:00,orar kur të gjithë ju drejtuan banesave të tyre,për të respektuar orarin e liridaljes. Shumë prej pensionistëve ishin pa maska mbrojtëse e dorashka në rrugë,por edhe të shkujdesur në ruajtjen e distancimit social mes njëri-tjetrit.

Pensionistët pohojnë se,pasi kanë dalë sot herët dhe pasi shëtitën dhe shikuan ajrin e freskët dhe rrezet e diellit,po i drejtohen banesave për të respektuar orarin e liridaljes. Sipas pensionistëve,Berati duhet të ishte futur në listën e qyteteve të gjelbëra dhe lirohej më tepër,pasi është një qytet i paprekur nga coronavirusi dhe një qytet me njerëz të kulturuar,që dinë të respektojnë rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ OBSH: Nuk ka prova se ata që janë shëruar nga COVID-19 të jenë të mbrojtur nga një infeksion i dytë
Previous article “VAJTA DHE E KRUJTA VETË"/ Parodia e Muharrem Hoxhës për gjobat e karantinës (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n Aktualitet

"SHKOVA T'I KËRKOJ FALJE, POR MË..."/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT