• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Konfirmohen 47 raste me COVID-19 në Pejë, vatra e parë një ceremoni mortore
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Konfirmohen 47 raste me COVID-19 në Pejë, vatra e parë një ceremoni mortore

24 April, 2020 Delo.autor Rajon

Ka shkuar në 47, numri i personave të prekur me koronavirus në Pejë. Mësohet se Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi mbrëmë edhe për 26 raste të reja. Instituti bëri të ditur se numri i madh i rasteve me koronavirus në Pejë është si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni mortore më 6 prill. Sot në Pejë pritet që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve për Covid-19, numri i të cilëve ende nuk dihet. Personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 së fundmi, banojnë në lagjen “Kristal” dhe disa të tjera në fshatin Bllagajë.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci thotë për KosovaPress, se të gjitha rastet e reja të infektuara në këtë komunë janë raste kontakti me familjen e cila ditë më parë kishte rast vdekje.

“Gjendja momentale shëndetësore e 26 të prekurve me Covid-19 është e qetë, janë gjithsej 47 pacientë të prekur që momentalisht tre pacientë i kemi në Klinikën Infektive të shtrirë, një pacientë ka ndërruar jetë dhe të gjithë të tjerët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre. Të gjitha janë raste kontakti në rezultatet e brendshme që kanë pasur të bëjnë me rastin mortor që ka ndodhur pas disa ditësh në familjen e prekur me virus”, thotë Loci.

Krejt këto raste, thotë Loci, janë raste kontakti me familjen e madhe në të cilën ditë më parë numër i madh i njerëzve shkuan për ngushëllime pas një vdekje që kishin. “Për momentin e kemi Bllagajën dhe Kristal, ndërsa nga testimet e djeshme kanë qenë punëtorë të një firme, të një hipermarketi, por fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativ”, shton ai. Testimeve për koronavirus dje në Pejë u janë nënshtruar 43 persona, prej të cilëve 26 kanë dalë të prekur. Në mesin e personave të testuar, ishin edhe gjashtë punëtorë të një hipermarketi në Pejë, të cilët sipas Locit, rezultuan negativ që të gjithë. Punëtorët e maketit ishin raste kontakti, meqë një i infektuar ka punuar aty. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë thotë se presin që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve, ndërkohë thekson që numri mund të rritet për shkak të kontaktit me rastet tashmë të prekura.

“Edhe sot do të bëhen teste në qytetin e Pejës. Jemi duke pritur që t’i nënshtrohen testimit disa persona të cilët kanë qenë raste kontakti. Këto shifra ka mundësi që të rriten masi që rastet e kontaktit mund të ndryshojnë edhe gjendjen aktuale”, thotë Loci. Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, njoftoi mbrëmë se ka testuar gjithsej 255 mostra, gjurmim i kontakteve të rasteve në terren dhe nga Qendra Studentore, ku të infektuar rezultuan 39 raste. IKShP njoftoi se të gjitha janë raste kontakti, ku 26 prej tyre dolën të jenë nga komuna e Pejës. “Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, thuhet mbrëmë në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Deri tani në Pejë janë të infektuar me Covid-19, 47 persona dhe një ka ndërruar jetë. Rastet e para ishin në fshatin Llugagji, një në lagjen Dardania në Pejë dhe pastaj në lagjen Kristal. Peja nuk është futur ende në karantinë, veçse funksionon me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Rama jep njoftimin: Të shtunë dhe të diel të gjithë karantinë
Previous article "ME RAMËN S'KA NGROHJE AS FTOHJE"/ Tit Vasili i LSI e sheh Metën si hero: Ndërhyrja e Presidentit për Kodin Penal, shpëtimtare

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT