• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME RAMËN S’KA NGROHJE AS FTOHJE”/ Tit Vasili i LSI e sheh Metën si hero: Ndërhyrja e Presidentit për Kodin Penal, shpëtimtare
Home
Politikë

“ME RAMËN S’KA NGROHJE AS FTOHJE”/ Tit Vasili i LSI e sheh Metën si hero: Ndërhyrja e Presidentit për Kodin Penal, shpëtimtare

24 April, 2020 Delo.autor Politikë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar ndryshimet e fundit në Kodin Penal, dekretuar disa ditë më parë ehe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një intervistë për News 24, Vasili u shpreh se drafti i parë i prezantuar nga qeveria ishte mjaftë i rrezikshëm për shqiptarët, ndërsa thekson se ndërhyrja e Presidentit Meta ishte shpëtimtare.

“Është fakt që Kodi ynë Penal dhe legjislacioni ynë nuk kishte shprehi të qarta për raste pandemie.

Ne paraprakisht u njohëm me një draft kritik në pikëpamje të parë dhe ishte i rrezikshëm.

Ndërhyrja e Presidentit ishte shpëtimtare, për të zbatuar një standard shumë të lartë.

Ky sens kritik ishte shpëtimtar për të mos pasur fakt të kryer këtë legjislacion kaq të rrezikshëm”, deklaroi Vasili.

Nenkryetari i LSI theksoi se qeveria vazhdon të bëjë politika të gabuara për karantinën, duke vënë në dukje edhe faktin se nuk ka ende shërbim të mjekut të familjes etj.

“Pandemia e koronavirusit ka tronditur botën. Gjendja e fatkeqësisë u vendos, pas insistimit tonë.

Sensi kritik e aktiv i presidentit ishte shpëtimtar që të mos kishim një legjislacion penalizues dhe anti-demokratik.

Ne bëmë që legjislacioni ynë të afrohet me atë të Danimarkës. Zgjatja e afatit të pandemisë së virusit është e pakuptimtë.

Nëse nuk do të kishte bashkëpunim, situata do të ishte kritike. S’ka marrëdhënie të ftohta e të ngrohta mes Metës dhe Ramës. Bashkëpunimi ishte domosdoshmëri për të minimizuar krizën.

Por, qeveria vazhdon që të bëjë gabime në politikat për karantinën, teksa ka edhe mungesë të mjekut të familjes”, tha Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Konfirmohen 47 raste me COVID-19 në Pejë, vatra e parë një ceremoni mortore
Previous article COVID-19/ Rama flet për djalin që infektoi prindërit: Dhe unë dua të takoj nënën time por...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT