Në një komunikim për qytetarët, kryeministri Rama foli për lajmin e keq të ditës ku djali që levizi nga Tirana i infektuar,preku më pas edhe prindërit e tij.
Rama bëri thirrje të zbatohen rregullat duke shtuar se edhe ai do të takoje nënën e tij dhe se e ka marrë malli por tani është me e rendesishme zbatimi i rregullave.
“Një fakt aspak pozitiv i treguar nga testimet, që tregon se cfarë përgjegjësie kemi në funksion të ruajtjes së shëndetit për njerëzit e afërt, sa rregullua dhe polici të kemi, apo ndëshkime në Kodin Penal, në fund të ditës gjithcka varet nga secili prej nesh. Një djalë i cili nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet, prindërve, familjes, të afërmeve bombat në trup.
Nuk duhet të lëvizte pa simptoma sikur jemi të gjithë, dikush e ka dhe dikush jo, por duhet të sillemi sikur e kemi. Niset në një zonë tjetër se e kishte marrë malli për prindërit, dhe dy të moshuarit me probleme për shkak të moshës i infektoi të dy. Dhe sot prindërit janë rrezikuar, djali akoma sot nuk ka simptoma. Ne do të hapemi gradualisht, por kjo do të thotë se roja që nuk duhet të lëshojë është vetja jonë.
Pse nuk lirohemi? Patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por në themel të cdo hapi qëndron përgjegjëshmëria. Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time, nuk dua ta takoj, apo kam frikë se do të më kapë policia, por unë e zbatoj rregullin sikur ua kërkoj juve. Ky rregull mbron mua, familjen time, nënën time dhe të afërmit e mi. Rregullat nuk janë se kështu dua unë, për siguri, për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë, që përcakton lirinë tonë si mundësi që mbaron aty ky fillon liria e tjetrit” tha Rama.


