• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID-19 prindërit e moshuar në Mirditë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID-19 prindërit e moshuar në Mirditë

24 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një çift të moshuarit në fshatin Vele të Mirditës janë identifikuar me COVID-19 pas kryerjes së analizës në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Report Tv mëson se të moshuarit janë infektuar nga djali i tyre, i cili është punonjës në burgun 313 në Tiranë. Në institucionin e vuajtjes së dënimit në kryeqytet, deri më tani rezultojnë 13 raste pozitivë, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë nuk ka një reagim zyrtar nëse mes tyre janë edhe të dënuar, apo vetëm personel i burgut.

Por nëse mes tyre janë edhe të dënuar, Report Tv mëson se nëse gjendja e tyre do të jetë më e rëndë dhe do të ketë nevojë për trajtim mjekësor, ata do të shkojnë në spitalin e burgut. Nëse do të shkohet deri në këtë hap, nuk dihet edhe nëse spitali i burgut do të kthehet në një spital COVID. Kjo mbetet të shihet, pasi të burgosurit, ndryshe nga rastet e tjera kanë mbi të gjitha edhe nevojë për ruajtje me efektivë për të shmangur çdo arratisje të mundshme.

Po ashtu, ditën e djeshme Report Tv mësoi se të dënuarit që mund të jenë të infektuar, do të qëndrojnë të vetëm në qeli, për të mos pasur kontakte me të tjerët që do të çonte në përhapjen e koronavirusit.

Një italian i dënuar i arrestuar në Durrës si pjesë e organizatave mafioze, ishte i pari i identifikuar me COVID. Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontakt me njerez nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambienteve të burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid 19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET”/ Rama: Djali me COVID-19 doli nga Tirana dhe ua çoi virusin prindërve në shtëpi
Previous article OPERACIONI "KARABURUNI"/ Vodhën gomonen në Greqi, por u shkon huq dy vlonjatëve. Arrestohen nga policia

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim Aktualitet

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë Aktualitet

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT