• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “KARABURUNI”/ Vodhën gomonen në Greqi, por u shkon huq dy vlonjatëve. Arrestohen nga policia
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “KARABURUNI”/ Vodhën gomonen në Greqi, por u shkon huq dy vlonjatëve. Arrestohen nga policia

24 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet në ujërat detare të Vlorës, operacioni policor i koduar “KARABURUNI”, ndersa ne pranga jane vene dy persona. Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me palën greke, bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin grek.

NJOFTIMI I POLICISE

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit tonë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, nën drejtimin e QNOD Durrës, Rojës Bregdetare Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur, në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, bllokimin e mjetit lundrues, si dhe të dy personave që ndodheshin në bord.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID-19 prindërit e moshuar në Mirditë
Previous article KORONAVIRUSI/ CNN publikon studimin: Në New York 88% e pacientëve që ishin vendosur në intubim, ndërruan jetë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT