• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI NDAJ BASHËS/ Tërhiqet nga çështja Fatmira Hajdari: Kam konflikt interesi
Home
Aktualitet

GJYQI NDAJ BASHËS/ Tërhiqet nga çështja Fatmira Hajdari: Kam konflikt interesi

23 April, 2020 Delo.autor Aktualitet

Për shkak të lidhjes familjare dhe njohjeve me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes ndaj tij.

Në seancën e parë gjyqësore, Hajdari ka njoftuar se kërkesën e saj do t’ia paraqesë kryetarit të Gjykatës. Dorëheqjen e ka argumentuar me faktin që çështja të mos paragjykohet. Seanca e radhës do të zhvillohet me 30 prill, ora 10. “Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Gjyqtarja që është bashkëshortja e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari, ka edhe vajzën deputete të PD-së, Rudina Hajdari. Deputetja nuk pranoi të dorëzonte mandatin, por se vijoi rrugën e saj duke dënuar aktin dhe kërkesën e kryedemokratit Basha për bojkotimin në bllok të Parlamentit. Ndërsa në çdo 8 dhjetor përkujtohet lëvizja e dhjetorit ’90, ku demokratët vendosin lule dhe kurora dhe bëjnë homazhe para memorialit të Azem Hajdarit e të pranishëm janë edhe anëtarët e familjes.

Hajdari ishte zgjedhur nga shorti për të kryesuar trupën, në përbërje të cilës janë dhe Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj, që do të shqyrtonte apelimin prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha.

Në shkallën e parë të gjykimit, gjyqtari Lazër Sallaku i cilësoi provat të pavlefshme duke rrëzuar akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte ndërkohë që grupi i prokurorëve u nda në dy qëndrime ku njëri prej tyre, Kol Hysenaj, kërkoi rikthim të akteve për vijimin e hetimeve ndërsa tjetri vazhdimin e gjykimit. Basha akuzohet për kontratën e lobimit në SHBA, me kompaninë Binnata Trade në vlerën e 650 mijë USD, të pa deklaruara.

Vendimi i shkallës së parë është ankimuar nga Prokuroria dhe nga Parlamenti, nëpërmjet kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla. Verdikti final për këtë çështje pritet të merret nga Gjykata e Apelit, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Lazër Sallakut apo do të pranojë kërkesën e një prej prokurorëve për të rikthyer aktet për hetim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Në Shijak shemben 3 shkolla, nis procesi rindërtimit (FOTO)
Previous article SHKATËRRIMET NGA TËRMETI NË DURRËS/ Ndalohet 30-vjeçari në kërkim për “shpërdorim detyre”

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT