Ndërkohë që këto javë janë të dominuara nga lajmet me Covid19, nga Shijaku vijnë lajme të mira për sa i përket nisjes së rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.
Këto katër objekte do të rindërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka organizuar edhe tenderat përkatës. Shijaku bëhet qyteti i parë nga ku nis puna konktete për të rindëtuar këto objekte arsimore.
Ndërkohë ka përfunduar studimi dhe caktimi i dy zonave nga ku do të rindërtohen banesat e reja. Pas Durrësit dhe Thumanës qyteti Shijakut ishte më i prekuri nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
Për qeverinë dhe Bashkinë e Shijakut sfidë mbetet rindërtimi banesa të shpallura të pabanueshme pasi më shumë se 20 pallateve i është vendosur shenja me kryq të kuq që do të thotë se duhet të shemben.







