• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP FIRMOS URDHRIN/ Pezullon për 60 ditë emigracionin në SHBA: E padrejtë që amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të zëvendësohen nga të huajt
Home
Nderkombetare

TRUMP FIRMOS URDHRIN/ Pezullon për 60 ditë emigracionin në SHBA: E padrejtë që amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të zëvendësohen nga të huajt

23 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar imigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime për kategori të veçanta.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin nga Shtëpia e Bardhë.

Në urdhrin ezkekutiv të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se “do të ketë përjashtime për punonjës të mjekësisë dhe punonjës të tjerë të domosdoshëm për të luftuar epideminë, për bashkëshortë dhe fëmijë të mitur të qytetarëve amerikanë dhe disa të huaj të tjerë”.

“Kjo do të siguronte që amerikanët e papunë nga të gjitha grupet të jenë të parët në radhë për vendet e punës ndërsa ekonomia jonë rihapet”, tha Presidenti Trump.

Në urdhrin ekzekutiv thuhet se “do të ishte e padrejtë që të lejoheshin amerikanët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit, që të zëvendësoheshin nga imigrantë të rinj që vijnë në Shtetet e Bashkuara”.

Të martën Presidenti kishte thënë se urdhri do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm.

Po ashtu ai kishte thënë se pauza 60-ditore në lëshimin e kartave të gjelbra, ishte një përpjekje për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti Trump tha se urdhri edhe mund të modifikohet.

“Mund të modifikohet javën e ardhshme ose në dy javët e ardhshme, ose edhe pas dy muajsh, Por për momentin kemi një masë shumë të rreptë ndalimi, por mund të modifikohet, të bëhet më i rreptë ose më i butë. Ne nuk duam të dëmtojmë bizneset tona”, tha Presidenti Trump.

Një zyrtar i administratës i njohur me planet e tij kishte thënë më herët se urdhri do të përqendrohej në parandalimin e njerëzve nga marrja e lejes për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të përfshinte ata që aplikojnë për kartat e gjelbra të bazuara në punësim dhe bashkim familjar përmes poseduesve të tanishëm të kartave të gjelbra që nuk janë shtetas.

Presidenti Trump ka mbështetur prej kohësh kufizimet si ndaj imigracionit të ligjshëm ashtu edhe atij të paligjshëm dhe ka ngritur shqetësime prej vitesh në lidhje me të huajt që konkurrojnë me qytetarët amerikanë për vendet e punës.

Në kushte normale një ndalesë mbi imigracionin do të prekte miliona njerëz, por një pjesë e madhe e sistemit të imigracionit tashmë ka ndalur operacionet për shkak të pandemisë së koronavirusit./VOA

*Titulli redaksional

*Titulli origjinal: Presidenti Trump pezullon për 60 ditë imigracionin në SHBA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 E LA NË KOMA PË 9 DITË/ Mesazhi i "të mbijetuarës" për protestuesit në SHBA: Qëndroni në shtëpitë tuaja
Previous article DEBUTETËT SOT NË KUVEND ME MASKA DHE DOREZA/ 12 pika në rend dite, për COVID- 19 vetëm zgjatja e fatkeqësisë natyrore

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT