Leah Blomberg është një nga personat që ka vuajtur shumë nga koronavirusi, pasi i është dashur të qëndrojë për 9 ditë në koma, ndërsa më pas edhe 9 ditë të tjera në reanimacion.
Zëri i saj është i dobët, pasi ka mbajtur një tub në fyt për 9 ditë, por të dobët janë edhe muskujt e saj.
Tani që po e rifiton shëndetin e saj, ajo ka një mesazh për protestuesit në SHBA që kërkojnë heqjen e masave tpër parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ajo kërkon që ata të mos protestojnë, sepse e di mirë sa e vështirë është të jesh i infektuar nga COVID-19.
“Kam kaluar nëntë ditë në koma, e lidhur me një ventilator, për shkak të këtij virusi. Kam qëndruar edhe 9 ditë të tjera në reanimacion me halucinacione të tmerrshme nga ilacet”, thotë ajo.
“Në thelb, duhet të mësoj të eci sërish për shkak të atrofisë së muskujve pas qëndrimit në shtrat për 2 javë. Jam me fat që jam gjallë”, vijon postimi i saj në facebook.
“Qëndroni në shtëpitë tuaja. Merrni paratë që qeveria po u jep. Mjaft me ankime dhe gëzojuni shëndetit tuaj. Faleminderit guvernatorit që kujdeset më shumë për shëndetin tonë se sa për pasurinë tonë”, thotë ajo.
Ky postim, është pritur me lëvdata por edhe me kritika, ndërsa qindra protestues në të gjithë vendin kërkojnë fundin e izolimit dhe rihapjen e bizneseve.
Blumberg thotë se i kupton protestuesit që po kalojnë momente të vështira financiarisht. Edhe vetë ajo e ka humbur punën e saj. Por, ashtu si zyrtarët e shëndetësisë, ajo thotë se është ende herët për t’u rihapur, pasi epidemia nuk është vënë ende nën kontroll.


