• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Skandali i Lulzim Bashës në kulmin e pandemisë së COVID-19: Kontratë me kompaninë që lobon në SHBA për Manduron
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Skandali i Lulzim Bashës në kulmin e pandemisë së COVID-19: Kontratë me kompaninë që lobon në SHBA për Manduron

21 April, 2020 Delo.autor Politikë

Ndërsa Shqipëria shpallte gjëndjen e karantinës, për shkak të koronavirusit, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë të re lobimi në SHBA.

Kontrata është firmosur më 10 mars, nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“TemA” ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi në emër të PD, me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Uashington.

Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë.

Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020.

Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve.

Afati i saj është deri në shtator 2020. Pra ka një afat 6-mujor.

Ky nuk është rasti i parë që PD firmos me  Sonoran Policy Group, LLC.

Kontrata e parë është firmosur në vitin 2018.

Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin, si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

Interesant është fakti se ndërsa Basha i bën thirrje Ramës për anulimin e koncensioneve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, vetë shkon e nënshkruan kontrata lobimi.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA NË LUFTË ME KORONAVIRUSIN"/ Balla: Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing. T’i çoje për nevojtarët këto para Lul
Previous article “ILAÇ PATI QARTËSISHT EFEKT POZITIV TEK SËMUNDJA”/ Remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT