• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMET LIDHIN NDOTJEN E AJRIT ME RREZIKUN E VDEKJES NGA COVID/ Çfarë thotë OBSH
Home
Nderkombetare

STUDIMET LIDHIN NDOTJEN E AJRIT ME RREZIKUN E VDEKJES NGA COVID/ Çfarë thotë OBSH

20 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Dy studime sugjerojnë se nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga koronavirusi.

Mjekja e OBSh, Maria Neira tha se shtetet me nivel të lartë ndotje si Amerika Latine, Afrika dhe Azia duhet të forcojnë përgatitjet e tyre.

Personat me probleme të lidhura me ndotjen në vendet ku nivelet e saj janë të larta, kanë paraqitur formë të rëndë të koronavirusit. Por profesionistët mjekësorë thonë se është shumë herët për të provuar një lidhje direkte.

Në një intervistë për median prestigjoze britanike BBC, Neira tha: “Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar tek të dhënat tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone, në mënyrë që ato të përgatisin një planin e tyre të përgjigjes epidemike”.

Një studim amerikan sugjeron se niveli i vdekjeve nga Covid-19 është rritur me rreth 15% në zonat ku ka patur edhe rritje të vogël të niveleve të ndotjes nga grimcat e imëta në vitet para pandemisë.

Raporti nga Universiteti i Harvardit thotë: “Modelet në shkallët e vdekjes nga Covid-19 në përgjithësi imitojnë modelet në zonat me dendësi të lartë popullsie por edhe ato të ekspozuara ndaj grimcave PM2.5”.

Këto grimca, më përpara janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.

Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar ende nga hulumtuesit, por kryetarja e epidemiologjisë në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut, Annette Peters tha se këto gjetje janë të ngjashme me raportet e mëpashme për vdekshmërinë si pasojë e pneumonisë.

“Është një nga studimet e para që provon dyshimin tonë dhe hipotezën se ashpërsia e infeksionit Covid-19 mund të shtohet nga ndotja e ajrit në lidhje me grimcat”, tha ajo.

Autorja e raportit Francesca Dominici tha: “Shpresojmë se do të ndihmojë në ndalimin e cilësisë së ajrit nga përkeqësimi, veçanërisht kur dëgjojmë për autoritetet që përpiqen të zbusin rregullat e ndotjes në mes të kësaj pandemie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Çmimi i naftës bruto në SHBA bie NËN ZERO për herë të parë në histori
Previous article "MBYLLJA E FAQEVE PORNOGRAFIKE"/ AKEP sqaron procedurën: Ne udhëzojmë ISP-të, vendimin e merr gjykata ose policia

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT