• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I ORGES BILBILIT/ Kush është vajza që dyshohet se ndihmoi 30-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I ORGES BILBILIT/ Kush është vajza që dyshohet se ndihmoi 30-vjeçarin

20 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ndërsa arrestimi i të shumëkërkuarit Orges Bilbili nga një polic i vetëm u komentua gjatë, Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar për të parë se nga kush është ndihmuar gjatë arratisë dhe lidhjet e tij.

Ndërkohë që, apartamenti ku ai qëndronte me qira ka rezultuar në emrin e një vajze, hetuesit kanë marrë dëshminë e saj. E reja e identifikuar me emrin Jurgena ka mohuar të ketë lidhje apo të ketë ndihmuar Bilbilin, megjithatë ka dyshime se emri i saj në qiranë e apartamentit ishte një mënyrë mosidentifikimi për të shumëkërkuarin.

Kjo banesë, thonë burimet, ishte marrë me qira rreth 3 javë para se Orges Bilbili të arrestohej pas një përplasjeje me një polic, i cili i kishte bërë shenjë të ndalonte, pasi vendi ishte në karantinë dhe duhet të shikonte lejen.

Gjatë arrestimit u plagos dhe një kalimtare, ndërsa Bilbli me një plagë në këmbë u njoh dy ditë më vonë me masën e sigurisë arrest në Spitalin e Traumës.

Arrestimi

Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Orges Bilbilit është bërë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

“Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes”, njoftoi Policia disa orë pas ngjarjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes, Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. I kërkuari nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë.

“Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Gjatë masës së sigurisë, Bilbili kërkoi zbutje të saj, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

Nga vrasja në Lushnjë te droga, precedentët e Bilbilit

Sipas Policisë, Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarisht thuhet se ai është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. I shumëkërkuari, gjithashtu ishte i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Ndërkohë, për të hetuar mbi momentin e arrestimit dhe lidhjet e tij është ngritur nga grup i posaçëm në polici, shkruan “panorama”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këmbanat e Papës bien edhe për liderët e opozitës: Vendosni vendin para partisë!
Previous article “JAVËN E ARDHSHME TAKS-FORCA KUNDËR COVID-19”/ Rama: Monitorim për respektimin e masave. Një mjek në çdo bzines

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT