Papa Francesku: “Vendosni vendin para partisë”
“Lini mënjanë dallimet partiake, që të merreni me krizën e Covid-19, në një mënyrë të bashkuar.” Ky mesazh i Papa Françeskut është transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe ka shkaktuar bujë të madhe.
“Ne lutemi sot për burra dhe gra që kanë një profesion politik,” tha ai në fillim të meshës, duke shtuar se “politika është një formë e lartë e bamirësisë”.
“Ne lutemi për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata së bashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre,” tha ai.
Udhëheqësi i 1.3 miliardë katolikëve romakë në botë nuk përmendi asnjë vend apo politikan në veçanti. Ndaj pyetja që shtrohet është:
Për kë nga liderët politikë ta ketë vallë Papa këtë thirrje?!


