Një pamje si në filma vjen nga autostrada e Vlorës, ku një makinë tip Audi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Duke qenë se kjo e diel përkon me karantinim total në çdo cep të Shqipërisë, si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19, pothuajse të gjitha makinat që lëvizin ndalohen nga policia për kontroll. Por ky automjet, hyrje të autostradës Vlorë- Fier, nuk i është bindur urdhrit. Fillimisht, mjeti është ndjekur nga një motor police dhe më pas në ndihmë të tij ka shkuar edhe furgoni i policisë.
Video nga ky aksion i uniformave blu në kohë karantine ndaj të “pabindurve”.


