• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin: Shpërthimi në Shën Petersbug ishte sulm terrorist
Home
Nderkombetare

Putin: Shpërthimi në Shën Petersbug ishte sulm terrorist

28 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se shpërthimi i djeshëm në një market në Shën Petersburg që la së paku 10 persona të lënduar, ka qenë një sulm terrorist.

Një ditë pas sulmit, për të cilin autoritetet thanë se është bërë me një bombë të improvizuar, Putin foli ashpër duke thënë se forcat e sigurisë “duhet t’i likuidojnë” menjëherë terroristët e dyshuar nëse ata paraqesin kërcënim serioz.

“E dini se dje në Shën Petersburg është kryer një sulm terrorist,” ka thënë Putin gjatë një ceremonie për ndarjen e medaljeve për ushtarët që kanë marrë pjesë në operacionet ruse në Siri.

Zëdhënësja e një Komisioni për Hetime, Svetlana Petrenko, ka thënë të mërkurën se “bomba e bërë në shtëpi” ka shpërthyer me një fuqi të barazvlefshme me 200 gramë të TNT-së [një material shpërthyes].

Por, forcat e rendit fillimisht kishin nisur hetimet për dyshime rreth një vrasje, duke sugjeruar se nuk dyshojnë për motive terroriste prapa shpërthimit.

Rusia e quan fushatën e saj ushtarake në ndihmë të qeverisë siriane, si “veprim kundër terrorizmit”, dhe Putin tha se ushtarët që kanë shërbyer në Siri kanë ndihmuar në shmangien e sulmeve potenciale, duke vrarë ekstremistët dhe duke i parandaluar ata që të kthehen në Rusi.

“Çfarë do të ndodhte nëse këta mijëra…kthehen në vendin tonë – kthehen të trajnuar, të armatosur dhe të përgatitur mirë?”, ka thënë ai gjatë ceremonisë, duke iu referuar rusëve që kanë shkuar në Siri për të luftuar përkrah grupit militant, Shteti Islmaik dhe grupeve të tjera terroriste.

Zyrtarë rusë thanë të mërkurën se nëntë nga 10 të lënduarit nga shpërthimi janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Së paku një person ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një tjetër është liruar nga spitali.

Shpërthimi ndodhi pasi autoritetet e sigurisë thanë më 15 dhjetor, se kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar si ekstremistë islamikë, të cilët po planifikonin sulme me bomba në një kishë dhe në vende të tjera në Shën Petersburg.

FSB ka thënë se dyshohet që të arrestuarit janë anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik dhe se ata po udhëzoheshin nga jashtë përmes mesazheve në aplikacionin Telegram.

Pas arrestimeve, Putin kishte telefonuar Presidentin e Shteteve të Bashkara, Donald Trump, për ta falendëruar atë, për sië kanë thënë zyrtarë rusë, këshillën e CIA-së që ndihmoi për të parandaluar sulmet në Shën Petersburg./REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndahet nga jeta mjeku i njohur Agim Sollaku, shefi i pavijonit të Onkologjikut
Previous article Bllokohen dy fshatra të Delvinës, shkak dalja nga shtrati e lumit të Kalasës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT