• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Agim Sollaku, shefi i pavijonit të Onkologjikut
Home
Sociale

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Agim Sollaku, shefi i pavijonit të Onkologjikut

28 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Një tjetër mjek i njohur është ndarë nga jeta. Mjeku i njohur, Agim Sollaku, profesor dhe shef i shërbimit të Onkologjikut në QSUT, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën nuk e mundi dot, raporton “News 24”.

Bibliografia e mjekut te njohur

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është lindur në Tiranë në vitin 1956. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e ka ndjekur në këtë qytet ku edhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, si mjek i përgjithshëm, në vitin 1981.

Në Dhjetor të po këtij viti u emërua mjek pranë Departamentit të Radioterapisë në Shërbimin e Onkologjisë. Formimin profesional e ka vijuar me ndjekjen e studimeve pas universitare duke i bashkëngjitur dhe mbrojtjen e gjuhëve të huaja sipas kërkesave të kohës.

Në vitin 1990 mori detyrën e Shefit të Departamentit të Radioterapisë dhe prej vitit 1992 e në vazhdim ka kryer një sërë kursesh specializimi në fushën e radioterapisë onkologjike në shtete të ndryshme.

Prof.Asc. Agim Sallaku mban gradën Doktor i Shkencave prej vitit 1997 dhe titullin Profesor i Asociuar (2009), ndërkohë është në proçes mbrojtjeje të titullit Profesor Doktor. Kontributi i tij është i njohur në lëmin e literaturës mjekësore shqiptare si autor dhe bashkautor i shumë librave dhe teksteve mësimore në fushën e onkologjisë për studentë, postuniversitarë dhe mjekë, si dhe shumë artikujve shkencore në revista lokale dhe të huaja apo referateve në vend dhe jashtë tij.

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është dekoruar me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Ministria e Shëndetësisë me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe si një ndër figurat më aktive në fushën e onkologjisë shqiptare nën mbikqyrjen e tij janë organizuar mbi 40 Konferenca Shkencore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos u mërzini, ka dhe më keq! Këto janë dhuratat më të "këqija" të Krishtlindjeve (FOTO)
Previous article Putin: Shpërthimi në Shën Petersbug ishte sulm terrorist

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT