• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI FUNKSIONON ANALIZA SEROLOGJIKE/ Pipero: Do bëhet hetim inteligjent për të parandaluar lindjen e vatrave të reja
Home
Sociale

SI FUNKSIONON ANALIZA SEROLOGJIKE/ Pipero: Do bëhet hetim inteligjent për të parandaluar lindjen e vatrave të reja

17 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” për situatën e koronavirusit në vend.

Teksa kemi hyrë në ditën e 40-të të karantinës, mjeku Pipero ka thënë se është një lajm shumë i mirë fakti se do të fillojnë analizat serologjike prej të hënës. Ai ka zbuluar si funksionon kjo analizë.

“E vetmja gjë që do të thosha është të bëjmë shumë kujdes. Besoj e reja është vendimi i marrë nga ministria e Shëndetësisë për të filluar analizat serologjike tek pacientët për të parë ku jemi jo vetëm me ekspozimin, por edhe me krijimin e anti-trupave, për të parë nivelin e mbrojtjes.

Merret gjaku dhe analizohet dhe shikojmë nivelin e anti-trupave në organizëm. Janë dy lloj anti-trupash, njëri që dëshmon infeksionin dhe tjetri që tregon infeksion të kaluar dhe fitim të imunitetit.  Për të folur për imunitetin është pak herët që këto anti-trupa të jenë të qëndrueshëm. Është i rëndësishëm kjo analizë se shohim sa të ekspozuar jemi ndaj këtij virusi. Këto lloj analizash nuk është e domosdoshme të bëhen për gjithë popullsinë.

Mendoj që ministria e Shëndetësisë ka ndërtuar një strategji për të parë cila pjesë e popullatës do t’i nënshtrohet analizës. Fakti që fillon tek bluzat e bardha është lajm i mirë sepse shihet si është situata më mirë. Kemi hetim inteligjent, jo më  për të gjurmuar dhe konfirmuar rastet e kontaktet, por me hetim inteligjent për të parandaluar lindjen e vatrave të reja. Kemi hyrë në një fazë të re të ecurisë së epidemisë që na detyron të kërkojmë gjilpërën në kashtë.

Do thellohemi në hetim për të parandaluar. Të kërkojmë atje ku mund të jetë, jo atje ku është. Sa më shpejt ta gjejmë, aq më shpejt e izolojmë, aq më pak kontakte të tjera ka ai person me të tjerët”, ka thënë Pipero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKSI DHE...E VEÇANTË/ Eksperimentet e Luana Vjollcës me flokët, ja ndryshimet në LOOK
Previous article DITA E 40 E KARANTINËS/ Mjeku Pipero tregon nëse e kemi kaluar pikun e pandemisë

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT