Paraditen e sotme, kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Helidon Bendo ka pasur një takim me Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Markun.
Takimi mes Bendos dhe Markut është zhvilluar me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me informacionet që këto dy institucione shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Para takimit me Bendon, Kryeprokurorja e sapozgjedhur Arta Marku takoi edhe ambasadoren gjermane, Susanne Schütz.
Ndërkohë mësohet se kryeprokurorja Marku mund të takohet edhe me ministrin e Brendshmë Xhafaj po sot.
Akoma nuk dihet tema e këtyre takimeve pasi nuk është dhënë asnjë deklaratë për mediat. Arta Marku e mori detyrën e kryeprokurores së përkoshshme rreth një javë më parë, ku u votua vetëm me votat e mazhorancës nën një seancë plenare mjaft të tensionuar.


