• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRON DUKA: Reforma Zgjedhore është detyrim moral ndaj qytetarëve
Home
Blog

AGRON DUKA: Reforma Zgjedhore është detyrim moral ndaj qytetarëve

28 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ky vit, që po numëron orët e fundit, nuk ishte i lehtë. Thelbi i vështirësive që e shënuan, janë pasojat e atyre sëmundjeve që kanë karakterizuar politikën shqiptare në këto njëzeteshtatë vite tranzicioni politik dhe shoqëror. Si politikan dhe si ndjekës i hershëm i jetës politike në vend, ajo që më së shumti më tërhoqi vëmendjen, ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga rezultatet e KQZ-së, u kuptua se kishte një rënie të votuesve prej 6,7 për qind, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013; njëqind e dhjetë mijë qytetarë më pak, e thënë ndryshe, gati një qark më pak. Ndonëse jam i bindur për cilësinë mjerane të zgjedhjeve dhe abuzimeve të maxhorancës në këtë proces, kjo rënie drastike votash thotë shumë për shëndetin e demokracisë sonë. Rënia e pjesëmarrjes nuk është vetëm simptoma e keqqeverisjes, largimit të qytetarëve nga vendi si pasojë e varfërisë endemike, e cila godet sidomos zonat rurale; keqmenaxhimit të procesit zgjedhor dhe shitblerjes së votës; por, mbi të gjitha, është simptomë e një krize besimi ndaj politikës.

Sigurisht, ne, si klasë politike, jemi fajtorë për besimin e humbur të qytetarëve. Për këtë arsye, është detyra jonë që të gjejmë jo vetëm forcën për të bërë një autokritikë të domosdoshme, por edhe të kujtojmë detyrimin moral ndaj qytetarëve për të ofruar zgjidhje, të cilat duhet të përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre në jetën politike të vendit. Qartësisht, ky proces nuk është i thjeshtë dhe as i shpejtë. Kërkon një vendosmëri jo vetëm të politikës, por të gjithë aktorëve socialë.

Kërkon përfshirjen e shoqërisë civile, të sipërmarrësve, të tërësisë së organizatave komunitare, e OJQ-ve, e sindikatave, e shoqatave profesionale, e organizatave fetare, e mediave, e shoqatave të studentëve dhe e grupimeve të tjera aktive në vend. Jeta politike e vendit nuk mund të jetë më e mbyllur dhe vetëreferuese; por e hapur dhe gjithëpërfshirëse. Nëse nuk nisim të ndërtojmë ura bashkëpunimi midis partive dhe shoqërisë, indikatorët socialë, ekonomikë dhe politikë do të pësojnë një degradim konstant.

Një hap i rëndësishëm dhe një shenjë e vullnetit të mirë për të hedhur bazat e një rimëkëmbjeje të jetës politike në vitin 2018, do të ishte realizimi i “Reformës Zgjedhore”. Sistemi zgjedhor është ligji më themelor i një shteti demokratik, jo vetëm për faktin se është instrumenti kryesor i shprehjes së vullnetit të sovranit, por edhe për efektin e drejtpërdrejtë që ka në sistemin politik. Në ligjin zgjedhor, politika ka ndërhyrë para çdo procesi dhe nga viti 2000 deri më tani, ai është ndryshuar 7 herë. Në të gjitha rastet, të ashtuquajturat reforma, janë bërë në limitet e afateve ligjore, pa arritur të realizohet një reformë e thellë.

Ndërkohë që, Reforma Zgjedhore ka nevojë për një diskutim të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga të gjithë aktorët e interesuar. Aprovimi i saj në vitin e parë të legjislaturës, sidomos mundësimi i votimit dhe numërimit elektronik, do të bëjnë të mundur qartësimin e mënyrës së garës politike dhe ndërtimin e rregullave të lojës, që ndikojnë në transformimin rrënjësor të sistemit politik shqiptar. Kuvendi, me vendimin nr. 102/2017, ka ngritur komisionin e posaçëm, i cili ka për detyrë hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tri zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017.

Le t’i urojmë një punë të mbarë! Nëse arrijmë të garantojmë, edhe me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë, një reformë që të mundësojë zgjedhje të lira dhe cilësore, do të kemi krijuar kushtet për rigjallërimin e jetës politike në vend. Bindja se vota e tyre do të ketë sërish vlerë, se vullneti i tyre nuk do të tjetërsohet, do t’i risjellë qytetarët në jetën politike dhe, sigurisht, do të prodhojë qeveri më pak arrogante dhe më të përgjegjshme.

Viti 2018 na afron me mbylljen e dekadës së tretë të tranzicionit; por fatkeqësisht, jo të këtij procesi. Ndoshta ndërtimi i një demokracie dhe i një shoqërie më të mirë nga ajo që lamë pas në vitin 1990, kërkon ende shumë kohë. Gjithsesi, Reforma Zgjedhore do të ishte një gurë themeli i mirë për të shkurtuar këtë rrugëtim drejt demokracisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARE PO NDODH?/ Shefi i shërbimit sekret, takim kokë më kokë me Prokuroren e Përgjithshme
Previous article Wenger: Mourinho të mos ankohet, por të luajë me lojtarët që ka

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT