Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të dalë blof dhe të gënjejë, ndërsa në kundërshtim me Aktin Normativ në fuqi për shkak të epidemisë që ndodhet vendi ka bërë thirrje edhe për protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Por cila është ngjarja? Ditën e sotme, ish-lideri demokrat publikoi një video në faqen e tij në Facebook të një qytetareje nga Vlora që ndodhet buzë detit në praninë e dy efektivëve të policisë ndërsa gjatë diskutimit me njërin prej ‘bluve’ të qytetit të Vlorës bie në tokë duke humbur ndjenjat. Akuzat e Berishës shkojnë direkt për Edi Ramën duke akuzuar se qytetarja u dhunua nga policia.
“Narkobandit me uniform larg duart nga qytetaret!! Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit ne Vlore. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Pa: Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytezuar epidemine per vendosur mbi ju te dashur qytetare shtypjen e eger te eterve te tij mizor, Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekes dhe Kristaq Xhelat Rames! Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb pershendetje doktor jam 1 qytetar nga vlora shiko si i trajton policia grate ne vlore i ndjek me vrap brenda ne det” ky është mesazhi i publikuar nga Berisha.VIDEO e publikuar nga Berisha
Por si qëndron e vërteta? Sali Berisha ka publikuar vetëm një pjesë të videos dhe jo të plotën që e tregon të gjithë ngjarjen lidhur me qytetaren në qytetin bregdetar të Vlorës. Report Tv sjell pjesën e parë të videos, që Berisha nuk e ka publikuar, e cila tregon faktin se qytetarja ishte futur në det dhe njëri nga efektivët shkoi dhe e nxori duke e shpëtuar nga mbytja. Polici është futur me gjithë rroba duke e nxjerrë nga uji gruan në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë. Pamjet tregojnë momentin kur efektivi arrin që të bindë gruan që të dalë nga deti, por në momentin që del në breg dhe polici tjetër i drejtohet duke i dhënë dicka qytetarja humb ndjenjat. Pra, policia nuk e dhunoi, por efektivi u fut me rroba dhe e nxori nga uji, ndërsa pasi i ra të fikët i dhanë ndihmën e parë me shpejtësi gruas.
Momenti kur polici nxjerr nga deti gruan në Vlorë
Por Sali Berisha nuk është mjaftuar vetëm me akuzat dhe mashtrimin, pasi ka shkelur dhe sfiduar edhe Aktin Normativ duke bërë thirrje për protesta në kohë pandemie. “Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb” shkruan Berisha në mesazhin e tij në Facebook. Akti Normativ sanksionon se subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit


