• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Mjekët masin kohën sa qëndrojnë në dhomë, COVID-19 ka zhdukur intimitetin pacient-doktor
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Mjekët masin kohën sa qëndrojnë në dhomë, COVID-19 ka zhdukur intimitetin pacient-doktor

16 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ritualet ditore por edhe ndërveprimi në spitalet greke ka ndryshuar me situatën pandemike. Mbajtja e veshjeve mbrojtëse dhe e maskave ka zhdukur intimitetin e dikurshëm pacient-doktor, por ata janë shpresëplotë se do kapërcejnë këtë fazë.

Pandemia e koronavirusit ka rralluar ndërveprimin dhe marrëdhëniet njerëzore mes pacientëve dhe doktorëve.

Në një spital të Athinës, mjekët masin edhe kohën sa qëndrojnë në dhomë për të mos rrezikuar ekspozimin ndaj virusit, që në vend ka infektuar mbi 2 mijë veta dhe ka vrarë mbi 100 të tjerë.

“Nuk është më ai intimiteti si para epokës së koronavirusit. Pacienti nuk sheh më një fytyrë por një doktor me veshje mbrojtëse, që shpesh nuk e njeh.”

“Ishim mësuar të hynim për të parë pacientët, t’i takonim, t’u thoshim mirëmëngjes, të qeshnim dhe të njihnim njëri-tjetrin,” tregojnë dy doktorë të rinj në spitalin “Sotiria” në kryeqytetin grek.

Kolegët ndërrojnë pacientët me njëri-tjetrin çdo 2-3 orë për të ulur mundësinë e infektimit dhe të përcjelljes së sëmundjes te familjarët.

Dita më pozitive konsiderohet ajo kur pacientët dalin nga dhoma e reanimacionit.

Një prej tyre shpreson të jetë edhe Maria Milona, e cila prej 17 ditësh trajtohet për simptomat e koronavirusit.

“Jeta është shumë e bukur, plot me surpriza dhe të papritura. Doktorët janë gjithmonë me maska, por unë i njoh, më vizitojnë rregullisht dhe interesohen e më inkurajojnë.”

Falë reagimit të hershëm, Greqia i ka shpëtuar relativisht lehtë pasojave të pandemisë krahasuar me shtetet e tjera simotra.

Qeveria njoftoi të enjten se Pashkët e këtij viti kanë për të qenë ndryshe, ndaj qytetarëve u është bërë thirrje të mos planifikojnë vizitat me të afërmit dhe as të mos shpresojnë pjesëmarrjen në shërbesat kishtare.

Masat e vetizolimit social do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 27 prill kur edhe do punohet për kthimin e gjatë dhe gradual drejt normalitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Ndërrojnë jetë nga koronavirusi 4 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Serbi
Previous article E INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Shqiptarja 7 muajshe shtatzënë në gjendje të rëndë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT