• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI VAZHDON/ Ministri Ahmetaj: Premtimi i KE-së për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit, realitet
Home
Politikë

RINDËRTIMI VAZHDON/ Ministri Ahmetaj: Premtimi i KE-së për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit, realitet

15 April, 2020 k.autor Politikë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se marrëveshja e sotme prej 15 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave në 5 zona të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do t’u sigurojë ambiente të reja e të sigurta edukimi 7500 nxënësve.

Në Tiranë u mbajt sot ceremonia e firmosjes së kontratës së parë të programit të BE për shkollat me Delegacionin Europian dhe përfaqësinë e PNUD-it.

Ministri Ahmetaj falënderoi Komisionin Europian për mbajtjen e premtimit të 17 shkurtit për grantin prej 115 milionë eurosh që iu akorduan Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit.

Ahmetaj bëri të ditur se në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë 103 shkolla të dëmtuara.

Sipas tij një pjesë e mirë e tyre janë në proces prokurimi nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë Tiranë.

Firmosja e kësaj marrëveshjeje i shton kësaj liste edhe 22 shkolla të tjera.

“Kjo tregon që ne nuk jemi vetëm edhe në një kohë të vështirë si kriza e COVID-19 dhe se Bashkimi Europian e donatorë të tjerë janë sërish me ne”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Në këtë drejtim, ministri informoi se BE një ditë më parë ka aprovuar buxhetin prej 100 milionë eurosh në mbështetje të programit për rindërtimin për Shqipërinë.

“Nga ky fond prej 100 milionë euro do të rindërtohen shkollat, si dhe një pjesë objekteve të trashëgimisë kulturore”, tha ministri.

“Motoja ‘Ju nuk jemi vetëm’, nuk ishte klishe, por qëllim e do të bëhet realitet i qeverisë së bashku me donatorët. Premtimi i Komisionit Europian prej 115 milionë euro për të mbështetur rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019 po bëhet realitet”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME VULLNET SHUMËÇKA ËSHTË E MUNDUR"/ Lleshaj poston VIDEON nga tregu i Shkodrës, falenderon edhe bashkinë
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon mbi 2 milion të infektuar me Covid-19 në botë, mbi 128 mijë të vdekur dhe 501 mijë të shëruar

k.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT