Koronavirusi ka prekur gjithë botën, por SHBA paraqitet në situatë alarmante. Shifrat janë vërtet të frikshme.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 1555 njerëz, duke e çuar në 25.195 numrin total të jetëve të humbura. Rastet e reja janë 16.555, ndërsa më total numërohen 603.496 të infektuar.
Në Amerikë deri më tani janë shëruar 38.144 njerëz, ndërsa 12.828 pacientë ndodhen në gjendje kritike në spital. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në SHBA janë bërë 3.036.007 testime.
Më poshtë mund të shihni tabelën me shifrat e plota të vendeve më të prekura nga covid-19.



