Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me ngjitjen e shkallëve të karrrierës së Orges Bilbilit, që ka nisur me grabitje që në vitin 2010.
Hoxha tha se Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi, në vitin 2010, kanë qenë thjesht adoleshentë dhe kryenin grabitje ordinere në fshatra, që nga televizorët, e deri ën stekat e cigareve. Sipas Hoxhës, Bilbili mori vëmendje në rastin e avionit të rrëzuar në Divjakë dhe filloi të bëhej i fuqishëm. ai shtoi se në Lushnje, shumë familje janë larguar dhe kanë marrë azil në vende të ndryshme.
“Atëherë, Blendi së pari dua të them që në emisionin e datës 12 tetor të vitit 2017, nuk ishte puna se po bënim parashikim. Por unë e kam ndjekur këtë grup që në vitin 2010, këtë grup, që kur ishin 19-vjeçarë dhe adoleshentë.
Është rasti tipik, se si në Shqipëri kur ligji nuk vepron, se si një grup nga adoleshentë problematik, bëhen kështu. Po të shikosh dosjen, se ja mbaj mend dhe numrin 450, aty ishin një grup prej 7 të rinjsh, mes tyre Anteroi Kaloshi, Orges Bilibili dhe Laert Haxhiu.
Ata vidhnin steka cigaresh, grabitje televizorësh, grabitje ordinere në fshatra, etj. Ne atyre u kushtuam vëmendje kur ra avioni i famshëm në Divjakë, me Giorgio Riformaton, ku si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit, rezultoi Orges Bilibili.
Dhe madje është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për këtë akuzë. Dhe apeli që bënim në atë kohë ishte pikërisht kjo gjë, që nëse nuk reagohej shpejt bilanci do të rëndohej. Dhe katër vjet më vonë kemi 4 të vrarë, kemi familje që janë larguar me azil, e kanë marrë, jo thjesht kanë bërë kërkesën,”- tha Hoxha.


