Ndërkohë që shumë njerëz janë prekur nga koronavirusi, janë bërë analiza dhe zbulime të reja në lidhje me simptomat e sëmundjes.
Simptomat më të zakonshme të covid-19 janë kolla e thatë dhe temperatura e lartë. Sidoqoftë, shenjat më pak të zakonshme që raportohen nga të infektuarit janë lezione në këmbë, dhimbje testikujsh dhe ndjesi të çuditshme të “gumëzhitjes” në lëkurë.
Disa të tjerë kanë raportuar lodhje të shtuar fizike dhe mendore, shkruan Daily Mirror. Më poshtë do të shihni listën e simptomave më pak të zakonshme që raportohen nga të infektuarit:
Nevoja e shpeshtë për të shkuar në tualet
Një studim i ri, botuar në Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë, analizoi të dhënat 204 pacientë me Covid-19 në provincën Hubei të Kinës dhe zbuloi se gati 50% kishin diarre, të vjella ose dhimbje barku.
Dhimbje testikujsh
Studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit ngritën një raport për një burrë 42-vjeçar i cili testoi pozitivisht me koronavirus, pasi shkoi në spital me një dhimbje të madhe në testikujt e tij.
Ndjesia e ngjethjes së lëkurës
Tarana Burke, e njohur si themeluese e lëvizjes ‘MeToo’, tha se partneri i saj ishte i prekur nga covid-19 dhe kishte ndjesinë sikur lëkura e tij po ‘digjej’.
Lezione (skuqje) në këmbë
Ekspertët mjekësorë në Spanjë aktualisht po hetojnë nëse ata që kanë virus mund të identifikohen nga lezionet e vogla në këmbë.
Dhimbje barku
Një studim i publikuar rishtazi nga American Journal of Gastroenterology lidh problemet e stomakut me Covid-19. Ata zbuluan se 48.5% e 204 personave që janë infektuar nga koronavirusi në provincën Hubei të Kinës kishin simptoma si diarrea, që mund të shkaktojë dhimbje barku.
Kollë e thatë
Ndoshta më e njohura nga simptomat e Covid-19. Kolla është përgjithësisht e re për ju, ose e ndryshme nëse zakonisht keni kollë duhanpirësi dhe të vazhdueshme.
Disa nga të infektuarit kanë raportuar se kishin mungesë nuhatje dhe shijimi, e njohur si anosmia, pavarësisht se nuk kanë shenjat e zakonshme të një kolle apo ethe.
Lodhje mendore
Edhe pse kjo nuk është kalkuluar zyrtarisht si simptomë, të sëmurët nga Covid-19 kanë raportuar se kishin lodhje mendore.
Vështirësi në frymëmarrje
Nëse gjoksi juaj fillon të ndjehet i ngushtë ose nuk mund të merrni frymë, mund të jeni prekur nga koronavirusi.
Ethe
Sytë e lënduar








