Në Turqi rastet e të prekurve nga koronavirusi kohët e fundit janë rritur ndjeshëm.
Së fundmi mediat e huaja kanë berë me dije se Bashkia Metropolitane e Stambollit ka njoftuar se 433 nga punonjësit e saj janë infektuar me koronavirus.
Më 13 prill u dha njoftimi se një nga punonjësit në shërbimet e transportit ,kishte humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa 433 persona ishin infektuar.
Për shkak të kësaj situate kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglou ka thënë se duhet që gjatë fundjavës të bëhet një izolim i plotë ndaj lëvizjeve në kuadër të parandalimt për përhapjen e koronavirusit.
Deri më tani Turqia regjistron 1.296 viktima, ndërsa 61.049 janë të infektuar.


