Covid-19 vijon të përbëjë kërcënim për vendin tonë edhe pse janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.
Një nga zonat me numër të lartë që është cilësuar si “minë me sahat” është Shkodra. Mësohet se konviktet e universitetit të Shkodrës do të kthehen në karantinë për të pritur emigrantët që vijnë nga jashtë.
Nga kjo e martë konviktet në Shkodër do të kthehen në karantinë për të gjithë shqiptarët që do vijnë nga jashtë, sidomos ata që kthehen nga zona ku pandemia është e përhapur.
Duke qenë se konvikti i cili ka një kapacitet prej 360 shtretërish është bosh për shkak se studentët nuk janë aktualisht në universitet prej pandemisë, është parashikuar që për një dhomë të sistemohet një person.


