• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E IMAGJINON DOT NJERI”/ Rrëfimi i infermierit të pacientëve me COVID-19: Një ambienti i mbyllur e gri…i përkëdhelim dorën e ballin
Home
Sociale

“NUK E IMAGJINON DOT NJERI”/ Rrëfimi i infermierit të pacientëve me COVID-19: Një ambienti i mbyllur e gri…i përkëdhelim dorën e ballin

14 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nuk është aspak e lehtë për ta të jenë në frontin e parë të një beteje me një armik të padukshëm dhe të panjohur për ta. Puna e përditshme e bluzave të bardha në Spitalin Infektiv në Tiranë, nis me veshjen e mjeteve mbrojtëse dhe me përkujdesjen për pacientët e shtuar. Për Saimir Hitën, infermier tek Infektivi nuk ishte aspak e lehtë në fillim të mësohej me një situatë që krejt papritur të bënte viktimë të një infeksioni që bota po lufton t’i gjejë vaksinën. Por tashmë, gjithçka për të është kthyer në rutinë, pasi ndihet më i qetë dhe me besim se do të dalin fitues të kësaj lufte.

Infermieri Hita përshkruan emocionet e para kur iu desh të përballej me pacientët e parë por edhe se si është një ditë e tij në spitalin Infektiv.

“Me thënë të vërtetën frikë ishte në fillim, tani është bërë si punë rutine. Ndoshta frika mund të qëndrojë jashtë, por aty e ndjejmë veten të mbrojtur, është habitati jonë, është familja jonë. E heqim mendjen duke qenë pranë pacientëve. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë komplikacione, nuk është se erdhi ky virus i ri. Ky na e  komplikoi më shumë situatën, por që pacient me kompliakacione ka pasur pa fund. Di që kanë dalë me sukses dhe falënderimet kanë qenë të përzemërta.

Ne punojmë me 8 orarësh, jemi një ekip relativisht profesionist dhe jo shumë i madh, pjesa më e madhe janë vajza, i falenderoj, jemi vetëm 2 çuna. Marrim dorëzimet, vishemi, futemi tek pacientët, aplikojmë terapitë në bashkëpunim me mjekun reanimator, futet kolegu tjetër ndërsa del tjetri, respektohet heqja e armaturës se është shumë delikate dhe aty është pika kyçe e kësaj lufte, të paktën tek ne infermierët se jemi drejtpërdrejt me të sëmurët me COVID”, tregon infermieri për Report Tv.

A ndihej i frikësuar për familjarët e tij teksa lë detyrën në shërbim të pacientëve dhe shkon në shtëpi?

“Kjo erdhi aq shumë gradualisht saqë momentet e para që mund t’i bëjë keq të shtëpisë, kanë kaluar. uUë shpirtërisht tani mund të them jam qetësuar, shpresoj të mbarojë sa më shpejt, këtë nuk e dimë përsakohë ka të sëmurë akoma. Sikur edhe 1 të jetë, vazhdon të jetë e rrezikshme për gjithë komunitetin. Nuk duhet neglizhuar për asnjë arsye. Nuk është plumb, është diçka që nuk dihet”, shton ai.

Pjesa më delikate që mund t’i rrezikojë vetë bluzat e bardha, e veçanërisht infermierët që janë në kontakte të vazhdueshme me pacientët, është momenti i zhveshjes mbrojtëse.

“Është si relativa e një akordi. Siç do të ngjitesh ashtu edhe do të zbresësh, nuk janë si shkallët e pallatit, janë si notat. Kë vesh të parën duhet ta heqësh të fundit. ndonjëherë ia kujtojmë kolegëve ndonjëherë na e kujtojnë. jemi si një familje, jemi ekip me njëri-tjetrin”, tha Saimir Hita.

Ai tashmë është angazhuar në reanimacionin e spitalit Infektiv, aty ku pacientët ikin e vijnë. Megjithatë ai ndan disa përjetime të tijat personale nga lidhja me ta.

“Kur janë koshient normalisht kanë frikë, tregojnë një farë frike sepse aty është ambienti shumë i mbyllur nuk e imagjinon dot njeri, është gri gjithë kohës, ka disa dritare për të dhënë dritë më shumë. Dhe ne që jemi me ato uniformat, mundohemi edhe ne se nuk jemi mësuar as ne, mundohemi të jemi pranë tyre, por pjesa më e madhe janë në terapi intensive janë me aparatura. Një paciente që mbaj mend që ka dalë me thënë të vërtetën u rrëqetha, mu bë shumë qejfi se 23 ditë aty brenda, përmendte herë pas herë emrin tonë, se ne prezantohemi gjithmonë, i prekim dorën, i prekim ballin”, kujton ai.

Në këtë situatë pandemie, Saimiri e ka thuajse të pamundur të mbajë kontakt me pacientët e shëruar apo me familjarë të tyre që bluzat e bardha i shohin si heronj të familjarëve të tyre që mundin sëmundjet. Por më herët, ai i ka ruajtur marrëdhëniet me të gjitha. E tillë është edhe historia e një pacienteje që la spitalin para pandemisë.

“Bajamja më shkruan akoma në Facebook, e përshëndes, ndihem mirë nga këto gjeste”, përfundon infermieri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË BRITANI/ Një e treta e stafit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të infektuar me Covid-19
Previous article MIRA KAZHANI/ Hey Silvia! Adieu

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT